Në të vërtetë ky korpus retrospektiv është një bibliografi kombëtare, e cila, siç dihet, është më e rëndësishmja e të gjitha llojeve të bibliografive, si element i domosdoshëm i sistemit të informacionit të një vendi.
Bibliografitë kombëtare retrospektive që lidhen me prodhimin libror të një vendi a populli kanë të bëjnë me përgatitjen dhe menaxhimin e informacionit bibliografik universal të të gjitha dokumenteve të krijuara në procesin e zhvillimit historik të tij, pra vënien e tij në dispozicion të përdoruesve të mundshëm.
Regjistrimi i dokumenteve bibliotekare në këto lloj bibliografish organizohet sipas kriteresh të ndryshme: vend ose territor, gjuhë etj. dhe kombinime të tyre (kritere komplekse) në varësi të historisë së çdo vendi dhe populli të veçantë, por edhe të traditës dhe trashëgimisë së veprave bibliografike.
Kësisoj, për librin shqip të 1555-1912 disa postulate të teorisë dhe praktikës së regjistrimit bibliografik retrospektiv amtar janë modifikuar.
View this post on Instagram