Për një vend si Shqipëria (me historinë e saj të ndërlikuar, kufijtë e ndryshuar dhe lidhjet e ngushta me trojet fqinje) kriteret territor dhe gjuhë kanë të njëjtën vlerë në regjistrimet e bibliografisë retrospektive, ndaj edhe janë ndërthurur në mënyrë elastike në sistemin, të themi, global të kësaj bibliografie dhe në të gjitha elementet e saj të veçanta.
Libri shqip në fillimet e veta u përfshi në përpjekjet për ruajtjen e identitetit arbëror të kërcënuar nga invazioni osman dhe islamizimi, ndërsa në shek. XIX, krah për krah me shkollën shqipe, luajti rol të jashtëzakonshëm për zgjimin dhe emancipimin e popullit shqiptar, për rizgjimin e tij kombëtar, kulturor dhe shpirtëror.
Kësisoj: përpunimi i informacionit bibliografik për koleksionet e tij në BKSh në këtë sipërmarrje tejet të rëndësishme në rrafsh kombëtar dhe kulturor pritet të rezultojë i dobishëm për bibliotekarët dhe studiuesit.
View this post on Instagram