Përgjithësisht, faktori kohë ndikon pozitivisht në një bibliografi të karakterit retrospektiv sepse, që nga dalja në qarkullim e librave të periudhave të hershme, parakuptohet një informacion i bollshëm rreth tyre.
Megjithatë, bibliografi të tilla, mbase më shumë se të tjerat, kërkojnë për përmbushjen e këtij synimi stofin e bibliografit, nga njëra anë, por edhe erudicion të gjerë, zell dhe përkushtim, nga ana tjetër. Si punë shkencore kërkohet gjithashtu debat dhe konsultim me specialistë të fushës, sqarime, saktësime ose shmangie të metash dhe pasaktësish teknike.
Parakuptohet, pa tjetër, edhe njohje dhe shfrytëzim racional i përvojës pararendëse në fushën e kërkimit bibliografik të librit shqip, në të cilën veçmas bibliografitë retrospektive të studiuesve dhe bibliografëve Legrand dhe Shuteriqi janë objekt lavdërimi dhe admirimi, gjerësisht të ndikueshme në çdo projekt bibliografik si ky.
View this post on Instagram