Për fat të keq një bibliografi shqiptare e plotë akoma s’ka dalë dot në dritë; sa për tani më e mira dhe më seriozja është ajo e të ndjerit profesor Emile Legrand, shtypur më 1912 në Paris.
Pasi konstaton se “nga të 724 librat e kataloguara prej Legrandit gjer në mot 1900 (…), vetëm 125 janë të shkruar shqip; të tjerat janë ose studime mbi gjuhët të bëra prej të huajve ose libra historie shetitjeje mbi kombin dhe vendin tënë.
Skendo me skrupulozitetin dhe njohjen e jashtëzakonshme të vlerave bibliografike shqiptare është në gjendje të gjejë mungesa edhe në një punë si ajo e Legrandit:
“Për të kupëtuarë njeriu metësin e bibliografis’ së Legrand-it arrin shumë herë të kthejë fletët e një katallogu librari; për shëmbllë, katallogu No 611 i librarit Joseph Baer & Co në Frankfurt, numëron 9 vepra që mungojnë në librët të profesorit frances”.
View this post on Instagram