besnikëri dhe integralisht; ka edhe përshkrime të pamjaftueshme – dobësi këto nga fakti se jo gjithmonë autorët kanë mundur të sigurojnë ekzemplarë të njësive që përshkruhen. Por aty gjen shpesh të dhëna të vlefshme që mungojnë te Legrandi.
Autorë vendës që shquhen në këtë fushë janë pa dyshim dy nga figurat qendrore të kulturës sonë: Faik Konica dhe Lumo Skendo, por edhe Benedikt Dema etj.
Një veprimtari e dendur dhe cilësore bibliografike u zhvillua sidomos në Shkodër në një periudhë kohore të gjatë, e cila kulmon veçanërisht me rubrikat dhe punimet e posaçme në revista të shquara si Hylli i Dritës dhe L.E.K.A.
Kur studiuesi Gaetano Petrotta shkruante në fillim të viteve ’30 të shekullit të kaluar se “… një bibliografi shqiptare është tashmë e nevojshme, sepse ato të disa autorëve dhe studiuesve të çështjeve shqiptare janë të paplota dhe ato të Manek-Pekmezi-Stotz (1909) dhe Legrandit (1912) janë vjetruar”.
View this post on Instagram