Ndërkaq ka vijuar angazhimi i studiuesve të huaj të sotëm në punime të bibliografisë shqiptare, ku spikatin, si edhe në të kaluarën, përfaqësues të shkollës prestigjioze gjermane. Kështu, vepra e albanologëve Armin Hetzer dhe Viorel S.
Roman Albanien, Ein bibliographischer Forschungsbericht Mit Titelübersetzungen Standortnachweisen, München 1983, hartuar në Bibliotekën e Universitetit të Bremenit, paraqet “punën më gjithëpërfshirëse të llojit të vet në formë libri mbi Shqipërinë”.
Duke studiuar historinë e shtypshkronjës, dhe njëherësh shtëpisë botuese, më të vjetër dhe më cilësore në Shqipëri dhe posaçërisht ndihmesën e saj në lëvizjen kombëtare, arsimore dhe kulturore, pas kërkimesh në biblioteka dhe arkiva brenda dhe jashtë vendit tonë, pas konsultimesh me bibliografi.
View this post on Instagram