Përpjekje të mëtejshme, përkushtim dhe kohë për të zbuluar dhe listuar çdo njësi bibliotekare të ruajtur sidomos jashtë vendit do të nevojiten në të ardhmen.
Që kjo nuk është, dhe nuk do të mund të ishte, një bibliografi tërësisht e plotë kjo është e vetëkuptueshme kryesisht për shkak të rrethanave historike të pafavorshme në të cilat është përvijuar e kaluara e kombit tonë dhe fatit të trishtë, shpesh tragjik, të librit shqip.
Ndërkohë që kombet e tjera kishin gjetur mekanizma ligjorë për grumbullimin e botimeve të tyre shekuj më parë31, libri shqip kishte mbetur i pambledhur dhe vetëm shumë vonë, pas ngritjes së Bibliotekës Kombëtare më 1920, u bë e mundur nxjerrja e një ligji për dorëzimin e detyruar të ekzemplarëve dhe, si rrjedhojë, krijimi dhe pasurimi i një arkivi të tij.
View this post on Instagram