Si për bibliotekarin, ashtu edhe për studiuesin e sotëm koleksionet e BKSh janë kësisoj me interes jo vetëm si “magazina” më e madhe e librit shqip të periudhës 1555-1912.
Por edhe sepse paraqiten si përpjekje të ndërmarra për të grumbulluar sistematikisht, brenda mundësive të kohës, të gjitha veprat, produkte të kulturës së shkruar shqiptare, të realizuara në periudhën para lindjes së shtetit shqiptar.
Vetiu lind pyetja: cilat janë burimet nga vijnë librat e pasurisë së sotme librore të BKSh? Përgjigjja e kësaj pyetjeje gjendet në këtë bibliografi, përmes së cilës tërthorazi njoftohemi me rrugët e krijimit dhe pasurimit të këtyre koleksioneve nga burime të ndryshme: blerje sistematike, dhurime nga autorë ose personalitete të jetës shqiptare.
View this post on Instagram