Në pjesën e parë të saj janë renditur bibliografi, katalogë, enciklopedi, botime dokumentare, vepra me autorë kolektivë, vepra pa autorë, periodikë etj.; ndërsa në të dytën monografi, studime dhe artikuj të autorëve të veçantë.
Siç u tha, burim i kësaj bibliografie është pasuria librore e BKSh, në të cilën ka mjaft botime të rralla. Do të shihet edhe në këtë “inventar” të njësive bibliografike të koleksioneve të saj që një shumicë titujsh gjenden vetëm në një ekzemplar, pra kanë statusin e “djalit të vetëm” dhe si të tillë ruhen “si sytë e ballit” në Arkivin e Librit Shqip.
Ndërkaq mjaft tituj të këtij Arkivi kanë në fondin e përgjithshëm dhe në fonde të tjera të koleksioneve ekzemplarë “motra dhe vëllezër”, në ndonjë rast 8-15 të tillë, shpesh secili me vlerën e vet të vulës, autografit, shënimit etj. që përmban.
View this post on Instagram