Teoria dhe praktika bibliografike pohojnë se, për të qenë cilësore, bibliografia duhet të plotësojë disa kritere: autori të jetë i kualifikuar, mundësisht edhe i lidhur me ndonjë institucion të specializuar bibliografik, dhe të përdorë standarde bibliografike; të jetë botuar nga botues i njohur dhe jo i vetëbotuar.
Dy janë detyrat themelore të bibliografit: të përshkruajë me saktësi dhe plotësisht. Në se dyshon në cilësinë e një bibliografie (saktësi, plotshmëri etj.), lexuesi i mençur i referohet pa entuziazëm dhe, në rastet që druhet se citimi i prish besueshmërinë, gjen si rrugë më efektive shmangien e saj.
Është me interes të hedhim një vështrim të shpejtë në rrugën nëpër të cilën ka ecur veprimtaria bibliografike, për të patur kështu një vizion të përgjithshëm të zhvillimit të saj historik.
View this post on Instagram