Mes guidave bibliografike të materialit të bollshëm që ishte akumuluar në fund të periudhës së librit të dorëshkruar disa prej tyre dallohen për cilësitë e veçanta ose për rëndësinë lidhur me epokën në të cilën ato ishin përpiluar.
Një ndër më të hershmet është Liber de scriptoribus ecclesiasticis (1531) e një abati të dioqezës së Mainz-it të quajtur Johannes Trithemius: ajo përfshin shkrimet e rreth 1000 autorëve klerikë në një rend kronologjik; një nga punimet e para bibliografike që gjeti rrugën e shtypit, fakt që tregon rëndësinë që ato filluan të kenë.
Vijuan më vonë punime të tilla, si Bibliotheca Universalis (1545) i zviceranit Conrad Gesner, babai i bibliografisë, i quajtur gjithashtu “monstrum eruditionis.
View this post on Instagram