Annales Typographici, ab Artis inventae origine ad annum 1664 (1733) i bibliograf Michael Maittaire. U shqua edhe antikuariani anglez Josef Ames me Typographical antiquities (1749), që përshkroi botimet e shtypura në Angli nga 1471 deri më 1600, një monument i punës sistematike i mbajtur ende sot një burim i konsiderueshëm informacioni bibliografik etj. Por arritja më e madhe e kohës ishte.
Annales typographici (që filloi të dalë më 1793 me inkunabulat) e bibliografit gjerman Georg Wolfgang Franz Panzer.
Nuk mbeti pas as bibliografia franceze me vepra të tilla, si Bibliographie instructive ou Traité de la connaissance des livres rares et singuliers (1763-1768) e bibliografit Guillaume-François Debure, e cila fillon traditën e bibliografive të librave të rrallë dhe të çmueshëm, ose Manuel du libraire et de l’amateur de livres (1810) e bibliografit Jacques Charles Brunet.
View this post on Instagram