Ekrem Rexhepi është njëri prej autorëve të dyshuar të përdhunimit të 11-vjeçares në Kosovë. I riu së bashku me të vëllanë 17-vjeçar dhe tre persona të tjerë e përdhunuan të miturën për 7 orë.
Mësohet se Rexhepi ka qenë i akuzuar 5 herë për vjedhje me dhunë dhe disa vepra të tjera penale.
Ai ka qenë i akuzuat për veprat penale ‘Dhunë në familje’, ‘Vjedhje e rëndë’, ‘Vjedhje’ dhe ‘Vjedhje e pyllit’, ku dy të fundit akuzat janë hedhur poshtë.
Ai është shpallur fajtor në maj të 2019-ës për vjedhje, ku u dënua me 1 vit burgim dhe gjobë prej 400€.
Në vitin 2020, ai u akuzua për dhunë në familje. U shpall fajtor dhe u dënua 6 muaj burgim me kusht dhe gjobë me vlerë 300€.