Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj i dhanë fund lidhjes pas daljes nga ‘Big Brother VIP’, por nuk dihet me saktësi se kur. Megjithatë, duket se nuk janë ndarë aq shpejt sa për të mos shkrepur (minimalisht) një foto bashkë, që ka parë dritën e publikimit vetëm sot.
Në rrjet po qarkullon me shpejtësi një foto e tyre ku shihen në makinë bashkë teksa aktori i prek fytyrën Beatrix. Fotoja duket se fillimisht është publikuar nga ‘Kryefjala’ por pa detaje. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që kjo foto të jetë një montazh.
Fotoja vjen pak ditë pas zyrtarizimit të ribashkimit të Donaldit me Bora Zemanin dhe duket se fotoja ka dalë nga Beatrix pasi është një ‘selfie’ e shkrepur nga ajo. Fundja, jo të gjithë i fshinë foto me ish-at dhe këngëtarja duket se është një prej tyre.
Ishte Semi Jaupaj ajo e cila ka ndarë në Instagramin e saj një foto nga ‘Sunny Hill Festival’ me çiftin. “Shokë përgjithmonë,”-shkruante këngëtarja krahas fotos.
Nderkohe Beatrix në një intervistë të fundit për ‘Prive’ e pyetur nëse është në rregull me veten për gjërat që ka bërë në BBV ajo tha: “Me veten kam qenë ok në çdo hap që kam bërë. Kur e kthej kokën pas jam shumë krenare për veten, për gjërat që kam treguar edhe për Trixën shumë krenare. E vetmja gjë që më ka ardhur keq dhe e kam vujatur është që e ka përjetuar familja sepse i kam rënduar psikologjiksiht. Nuk ka qenë e lehtë”
Gjithashtu Beatrix zbuloi edhe nëse është zhgënjyer nga eksperienca e saj në format. “Nuk e shoh si zhgënjim e shoh si mësim. Unë kam mësuar shumë gjëra. Është një eksperincë që më ka bërë shumë mirë, më ka bërë të mësoj për njerëzit, për jetën, të vlerësoj veten më shumë se gjithçka”- tha ajo.