Duket se fati nuk ka qenë aspak në anën e Vali Corleones në kohët e fundit. Pak kohë më parë, ai u përfshi në një incident me partneren e tij. Ndonse tani i ka ndodhur diçka tjetër.
Gazeta Sinjal raporton se Vali ka shkuar në një hotel me 2 vajza, një shqiptare e një serbe, ku më pas i janë bashkuar 2 vajza nga Maqedonia e Veriut. Ndonse pritej të ishte një natë argëtuese, vajzat në bashkëpunim me njëra tjetrën i kanë marrë makinën Audi SQ7 me vlerë rreth 100 mijë euro dhe më pas janë zhdukur.
Ka qenë Vali ai që ka raportuar rastin tek forcat e rendit, të cilët janë duke punuar për rastin në fjalë.