Arbana Osmani rreth 3 ditë më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, vogëlushen Zoi. Sigurisht që urimet, lulet dhe vizitat e të afërmve kanë qenë të panumërta, por ajo që na ka tërhequr vëmendjen ka qenë fakti se vetëm 1 ish konkurrente e Big Brother VIP e ka vizituar.
Bëhet fjalë për Beniadën, e cila i ka çuar një buqetë me lule ku shkruante: Për mamanë më të lumtur në botë. Ka qenë Arbana ajo që ka publikuar foton me Beniadën nga spitali ku shkruan; Të dua!
Duke treguar se vajzat ruajnë një marrëdhënie të mirë edhe pas përfundimit të Big Brother.