Dj Dagz dhe PM janë shokë të ngushtë, madje si vëllezër mes tyre, por duket se partneret e veta nuk kanë aspak raporte.
Fillimisht në Big Brother vajzat kishin miqësi me njëra tjetrën, por pas daljes nuk janë parë më bashkë.
Nuk kanë qenë asnjëherë bashkë në koncertet e partnerëve të tyre. Madje ajo ç’ka na tërhoqi vëmendjen është fakti se Sarah edhe pse nxorri një video me PM që po shkonin tek festa e gjinisë të bebit të Einxhel dhe Dagz, nuk ka postuar asnjë foto apo video me ta.
Gjithashtu asnjë urim në rrjetet sociale, siç ndodh mes miqsh. Në anën tjetër Einxhel dhe Dagz kanë postuar sot foto me familjarët dhe miqtë, ku shihet se PM në foto është vetëm. Po Sarah pse nuk është apo nuk flasin?