Autor i këtij teksti është Luigj Gurakuqi, sipas Vehbi Hoti, Luigj Gurakuqi për shkollën shqipe dhe arsimin kombëtar, Shkodër.
I treti rast shumë i rëndë dhe ja sepse: në skedarët ekzistues figuronte skeda me të dhënat Ar 21 F 52 Gjuha shqipe. Bukuresht.
Në zonën e shënimeve ishte shkruar se njësia ishte fotorapid, se origjinali gjendej në “Bibliotekën e Shtetit Elbasan” dhe se të dhënat e botimit ishin marrë nga faqja e parë ku ishin “shkruar me shkrim dore”, sepse mungonte fl. tit.
Nisur nga rregulli sipas të cilit duhen marrë në konsideratë vetëm të dhënat bibliografike të fl. tit. të shtypur (dhe jo ato të dorëshkruara), dyshimi filloi që te titulli.