U konstatua, nisur nga tekstet në prozë që libri përmbante, se ai nuk ishte një tekst shkollor i gjuhës shqipe. Dyshimi u rrit kur u konstatua edhe se proza e parë e librit mbante titullin Ghuha şqip.
Mos vallë, sipas një rregulli tjetër, titulli ishte vënë nga bibliografi ngaqë kishte qenë e pamundur të gjendej? Nga konsultimi i bibliografive të besueshme që mbulojnë botimet e asaj periudhe rezultoi që ky titull nuk gjendej në asnjërën prej tyre.
Pas njëfarë kohe, mbase me ndihmën e regjistrimit në kujtesë të disa elementeve të parathënies dhe të titullit të prozës së parë, u arrit në përfundimin që nuk kishim të bënim me një njësi bibliografike të veçantë, por me një ekzemplar të njësisë: Terova, Jovan.