Këto atribute edhe në historinë e librit shqip kanë qenë të pandara fillimisht; pastaj janë profilizuar si veprimtari më vete.
Për të mos rënduar përshkrimin me informacion jo të natyrës bibliografike, si të dhëna tipografike janë shënuar vendi i shtypjes dhe tipografi përkatës, por nuk janë shënuar këtu adresat e tyre (rruga, nr. etj.), edhe kur ato kanë qenë në fletën e titullit; ndërkohë janë shënuar adresat e shitësve të librit si i vetmi.
Informacion ose mundësi për të pasqyruar fillimet e këtij elementi të kulturës së librit, pra tregtisë, si hallkë më vete, me rëndësi edhe kjo për historinë e librit shqip.
Për sa i përket vendit të botimit ose të shtypjes janë mbajtur trajtat siç gjenden në fletën e titullit, qofshin edhe arkaike ose të huaja (latinisht, greqisht, sllavisht, turqisht etj.) dhe dialektore, pra ato janë tejshkruar siç janë parë.