Kështu, perceptimi i paqartë i këtyre termave në praktikën tonë botuese, tipografike, madje edhe bibliografike, pasqyrohet edhe te Fjalor i gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave e Shqipërisë 2002, në të cilin termi Edicion nuk është i përfshirë, ndërkohë që kuptimi i tij gjendet te zëri Botim.
Në tipografi/botime, por edhe në bibliografi, termi edicion përfshin të gjithë ekzemplarët e një libri të shtypur në të njëjtin tirazh nga e njëjta radhitje.
Një edicion mund të përfshijë disa shtypje në të cilat radhitja qëndron e pandryshuar. Në botimet më të vjetra termat shtyp dhe edicion janë pothuajse sinonimikë, duke qenë se forma ku ishin radhitur shkronjat prej plumbi prishej për t’u ripërdorur pas shtypjes së parë.