Në koleksionet e BKSh ka një numër të konsiderueshëm njësish që nuk janë botime origjinale. Në përshkrimin bibliografik të skedarëve manualë kjo veçori është pasqyruar me terma të tillë, si: fotorapid, kseroks, fotografim, fotokopje etj,
Terma këto që, në të vërtetë, shënojnë mënyrën ose teknikat e riprodhimit të përdorura në kohë të ndryshme dhe jo vetë procesin.
Nisur nga fakti që në një bibliografi nuk interesojnë mënyrat apo teknikat, por procesi vetë, në rastet e këtyre njësive joorigjinale është shënuar thjeshtë fakti që kemi të bëjmë me riprodhim (në trajtë të shkurtuar riprodh.
Në kuptimin e termit reprografi: riprodhim dokumentesh ose kopjim me të gjitha mënyrat, përveç shtypshkronjës, si fotografi, fotokopjim, kseroksim, fotorapid, mikrofilmim etj.