Në rastet e botimeve të hershme, të cilat BKSh i disponon vetëm të riprodhuara, termi riprodh. është vendosur në krye të zonës së shënimeve të bibliografit.
Zona e numrit të vendit të secilit ekzemplar të librit. Përdoruesi duhet të dijë se elementi i parë në çdo numër vendi është një simbol që tregon fondin, në koleksionet e BKSh, në të cilin gjendet njëri ose tjetri ekzemplar i njësisë bibliotekare të përshkruar.
Bibliografët që kanë patur rastin dhe fatin të merren me punime të kësaj natyre, si edhe studiuesit me përvojë të fushave të ndryshme e kanë të qartë vështirësinë, por edhe mrekullinë e sipërmarrjeve të tilla të rëndësishme.