Ballkani do të luaj ndeshjen e tretë në grupet e Ligës së Konferencës, ku është mysafir i skuadrës turke Sivaspor.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka marrë një pikë në dy ndeshjet e para dhe synon që të shkaktojë befasi në shtetin turk.
Për këtë takim trajneri Ilir Daja ka disa mungesa si ajo e Nazmi Gripshipit, Astrit Thaqit e kapitenit Edvin Kuc.
Megjithatë të gjithë futbollistët që janë në fushë do të japin maksimumin për të nxjerr rezultat pozitiv.
Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Sinani, Jashanica, Potoku, Dellova, Emërllahu, Zyba, Korenica, Krasniqi, Rrahmani.