Falënderime të shumta më duhet të shpreh për z. Maksim Gjinaj, përgjegjës i Sektorit të Bibliografisë Kombëtare, për ndjenjën e bashkëpunimit të frytshëm, konsulencën e dobishme dhe informacionin e ofruar në vite të gjata bashkëpunimi nëpër të cilat u shtjell puna për këtë Bibliografi.
Mbi të gjitha, i shpreh falënderime dhe mirënjohje të veçantë Dr. Aurel Plasarit, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, jo vetëm për nxitjen dhe përkrahjen, por sidomos për sugjerime.
Vzion lidhur me përmirësime në konceptimin e hartimit të një bibliografie të tillë jo pa probleme dhe për informacionet e herëpashershme befasuese prej eruditi me dije pa kufi, sidomos në fushën e kulturës së librit.