Pak ditë më parë Sara Hoxha është bërë nënë për herë të tretë, ndonse vendosi që emrin ta zbulonte ditën e djeshme.
Sot, Sara para fillimit të “dancing ëith the Stars” ka bërë një dedikim dhe sqarim në rrjetet sociale.
“Një javë më parë, në 30 shtator lindi Ruya. Ndërsa ajo është njeriu më I fortë që kam njohur, ajo pati nevojë për ndihmë mjekësore pasi erdhi në jetë. Me ndihmën e mjekëve Ruya më në fund po forcohet dhe së shpejti d të jemi në shtëpi. Ndonse kjo ka qenë java më e bukur e jetës sime, ka qenë edhe më e vështira. Ajo ka zhvendosur prioritet e mia dhe ka marrë gjithë fokusin dhe përkushtimin tim. Megjithatë, thonë se jeta nuk është bërë për të dobëtit.”- ka shkruajtur Sara.
Më tej ajo ka treguar se bashkëshorti, Ledioni ka qenë ndihma e saj më e madhe e madje emrat e të dyve do të jenë pranë njëri tjetrit sonte.