Puna gjatë procesit të hartimit u koordinua nga Drejtoria e Politikave të Punësimit në Ministrinë e Punës.
Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe si bazë për të, ka shërbyer kuadri i propozuar nga ILO në Udhëzuesin për përgatitjen e planeve kombëtare të aksionit për punësimin e të rinjve.
Plani i Aksionit për Punësimin e të Rinjve është hartuar gjatë një programi njëvjeçar për ngritjen e kapaciteteve, në të cilin u përfshi: rishqyrtimi i treguesve kryesorë të tregut të punës, politikave dhe institucioneve që lidhen me punësimin e të rinjve; identifikimi i problemeve kryesore për përcaktimin e prioriteteve të politikave.