Jehona që po bëjnë spektaklet e kërcimit të momentit në televizion duket se ka bërë nostalgjike edhe Monika Lubonjën e cila në “Dance With Me 5” ka qenë partner kërcimi me Donald Veshajn.
Me këtë të fundit Monika ishte edhe në “Big Brother VIP” ku pas përfundimit të tij marrëdhëniet mes banorëve u bënë lëmsh.
Aktorja ka ndarë së fundmi një video me një nga kërcimet e tyre më të mira ku kanë shfaqur kimi si “çift” dhe kanë arritur deri në finale.
“Energji, emocionet, që na ke dhënë kanë qëne aq të bukura, dhe të paharruara. Sa sot kur i shof kanë emocion, faleminderit albinako . Kënga brilante. Ahhh sa për “uomini” kujt t’i djegi le ta mbajë.”, ka shkruar Monika.