Kur ndihemi të qetë dhe të sigurt jemi të prirë të shtrijmë trupin, kërkojmë hapësirën tonë, sikur kjo të ishte vërtetë.
Ndërsa kur ndihemi më pak të sigurt, në zëmë më pak hapësirë dhe i palosim duart dhe këmbët tona në trupin tonë, në një pozicion që i ngjan pozicionit të fetusit (fimijës përpara se të lindet) në barkun e nënës.
Kjo shenjë vihet re kur lëvizjet e krahëve dhe gjestet duken të ngurtë dhe pothuajse mekanikë. Kjo sjellje mund të vihet re shumë lehtë duke parë aktorët dhe politikanët e parafinuar.
Ata mundohen t’i përdorin që të na bindin se janë të pasionuar pas bindjeve të tyre, por në të vërtetë nuk ka gjallëri te lëvizjet e trypit të tyre, sepse lëvizjet nuk janë natyrore por të shtira (sajuara).