Në një video live në rrjete sociale, Einxhel Shkira është pyetur nëse do të shkonte si e ftuar në emisionin e Romeos dhe Donaldit, “Më lër të flas”.
Moderatorja është treguar shumë e prerë duke u shprehur se nuk do t’iu shkonte në emision as si kolege, as si mikeshë dhe as si një ish-banore. Ajo ka shtuar se do të merrte pjesë vetëm si një person publik në këmbim të një pagese.
“A do shkoja? Si një mikeshë? Jo. Si një kolege? Jo. Si një banore, ish-banore që kanë jetuar në të njëjtën shtëpi për shkak të rrethanave? Sigurisht që prapë jo, sepse nuk na lidh asnjë lloj gjëje. Pavarësisht se po të më pyesnit, si ka qenë situata brenda, po të pyesni “ej si është marrëdhënia mes jush.” Në bazë të planeve që kishim bërë aty brenda, i bie që ne sot të ishim duke pirë kafe të katërt. Dhe ju e dini cila është katërshja.
Por, situatat rodhën ashtu siç rrodhën. Unë nuk hyj tek lista e atyre që mund t’i shkojnë në emision, siç i kanë shkuar banorët e tjerë. Por, nga ana profesionale si një person publik, nëse më bëhet ftesa, nëse më ofrohet ajo çka unë kërkoj për të qenë prezente në një emision, kundrejt sigurisht ju e dini çfarë nuk bëhet me lekë, bëhet me më shumë lekë.
Kundrejt benefitit pse jo. Unë në marrëdhënien time të parë të punës me të nuk jam paguar. Ndoshta kundrejt një pagese të caktuar edhe mund të isha pjesë e emisionit. Në të kundërt nuk do të hidhja poshtë gjithë këto gjërat e tjera, sepse nuk kam arsye pse të shkoj e ftuar”, është shprehur Einxhel.