Nje nga momentet qe u komentua me se shumti gjate gjykimit te jurise per performancen e Megi Pojanit, ishte nderhyrja e Bores.
Gjate asaj puntate, juria e ktheu pllaken dhe po i drejtonte vetem komplimenta Megit.
Ne ate moment Bora tentoi te rikujtonte kritikat e jurise gjate puntates se kaluar per te bere keshtu nje krahasim, ndersa Megi iu kthye duke i thene:
“Bora, a do qe te me shajne? Pse vazhdon te kembengulesh?”, moment i cili dukshem e vendosi ne siklet moderatoren.
Gjithashtu, u vu re se ky moment ishte prere edhe ne puntaten e plote te publikuar ne YouTube.
Persa i perket kesaj situate, Megi Pojani ka reaguar per here te pare diten e sotme gjate nje interviste per “Wake Up”.
Ajo u shpreh se nderhyrja e Bores ishte vetem per t’i dale ne mbrojte Megit, mirepo kjo do te zgjaste debatin me jurine.
“Jam zgjuar dhe kur e kam pare me eshte dukur çmenduria me e madhe. Une e vleresoj se nderhyrja e Bores ishte shume me vend. Bora po me mbronte, por kjo gje do zgjaste debatin me jurine…”