Të shumtë kanë qenë personazhe të njohur që postuan në rrjetet e tyre sociale veshjen e Halloween-it.
Megjithëse disa zgjodhën të shfaqen bukur dhe disa ashtu siç e do tradita, të frikshëm, kishte dhe nga ata/o që dhanë disa mesazhe frymëzuese apo ironizuese.
Në mesin e këtyre të fundit ka qenë dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj.
Teksa publikoi disa foto në Instagram, ajo i bashkangjiti me shkrimin:
“Një gërvishtje do të thotë që mbijetova“, duke iu referuar kështu dramës së saj me aktorin Donald Veshaj gjatë “BBV”, si dhe aludimeve dhe kritikave të pafundme në rrjet. /lokimagazine.com