Kur ndihemi të zjarrtë për idetë tona, në përpjekje për të bindur tjetrin, ecim drejt tij, kurse mashtruesi nuk dëshiron të ecë drejt apo madje të ballafaqohet me burimin e kërcënimit. Ai kthehet anash ose krejtësisht larg dhe rrallë herë qëndron duke parë me kujdes.
Thënë ndryshe, ballafaqimi fytyrë më fytyrë i përshtatet personit që kërkon të refuzojë një shpifje, por nuk i përshtatet personit që është duke mashtruar.
Gjithashtu shiko për ndonjë lëvizje drejt derës, sepse ndenja në siklet mund ta orientoje ose ta bëjë të lëvizë trupin e personit, drejt daljes.