Rexhep Zylfiu, i njohur ndryshe si Mr Rex, ka bashkëpunuar me Elita Rudin dhe Gjikon para se dyshja të bëheshin bashkë, mirëpo u vu re se ai mungoi në dasmën e tyre.
Stilisti i njohur ka treguar për fillimet e çiftit duke u ndalur edhe tek raportet e sotme me ta
“Kështu ndodh, unë isha duke punuar në të njëjtën kohë edhe për Gjikon dhe për Elitën. Në atë kohë kujdesesha për veshjet e Elitës te emisioni që ka pasur, gjithashtu po punoja me Gjikon për disa projekte. Ata u takuan në atë kohë te lokali im, kanë pasur disa flirte. Po nuk e di se çfarë ndodhi. Unë i kam raportet e mira me Gjikon tani. Me thënë të drejtën nuk jam i mërzitur që nuk më ftuan në dasmë. Për mua është e dhimbshme se si dizajner, nuk më vlerësoi. Të gjithë e dinë raportin që ne kemi pasur. Kemi udhëtuar edhe bashkë çdo javë. Jam kujdesur gjithmonë për veshjen e saj”.
Tutje Mr Rex zbuloi për Abc se është i vetmi shqiptar që ka përfaqësuar Kosovën dhe Shqipërinë.
“Jam vetëm dy javë nga Java e Modës në Paris ku kemi sfiluar. Presidentja e kësaj jave na ka vlerësuar me një çmimin si “Dizajneri më i mirë”. Unë kam qenë i vetmi shqiptar që kam përfaqësuar Kosovën dhe Shqipërinë. Ka qenë diçka shumë emocionale për mua, sepse kam qenë në mesin e shumë dizajnerve të njohur në të gjithë botën”, theksoi ai.