• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy
[email protected]
Tuesday, December 16, 2025
VeqShqip
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
VeqShqip
No Result
View All Result

Nga urimi i munguar i Beniadës, tek marrëdhënia me Fifin dhe përgjigja për “kopjimin e kërcimit”, Ardit Çuni i thotë të gjitha

VeqShqip by VeqShqip
November 1, 2022
in Uncategorized
0
Nga urimi i munguar i Beniadës, tek marrëdhënia me Fifin dhe përgjigja për “kopjimin e kërcimit”, Ardit Çuni i thotë të gjitha
0
SHARES
6.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter





Tashmë është bërë e zakonshme që personazhet e njohur të shfrytëzojnë platformat e tyre sociale për t’ju përgjigjur kuriozitetit të publikut dhe pyetjeve që fansat e ndjekësit kanë. Kështu ka bërë së fundmi edhe Ardit Cuni, i cili me anë të një vlogu në Youtube, ka folur për disa tema që pyetet shpesh në rrjetet sociale, ose le ti quajmë edhe tema “pikante”, që sigurisht kanë të bëjnë me Big Brother Vip e Dancing With the Stars.

Në video-n e tij, teksa qëndron përballë pyetjeve të publikut, artisti e nis me faktin nëse flet apo nuk flet me Donaldin, ndërsa pak ditë më parë u bë edhe “lajm” në portale në lidhje me këtë temë. Një herë e mirë ai sqaroi se përgjigja e tij në story është keqkuptuar ose keqpërdorur, pasi u shpreh: ”Kur jemi prishur?”, por nuk e ka thënë kurrë që nuk flasin. Ai tregoi se ata janë takuar në finale, por nuk kanë pasur komunikim më pas, gjë që është normale pasi për sa kohë ishin në Big Brother nuk e pëlqyen lojën dhe sjelljen e njëri-tjetrit. Megjithatë tani ato shkëmbehen në Top Channel dhe përshëndeten si njerëz normalë. E meqë jemi tek Donaldi, ai u përgjigj po ashtu edhe për marrëdhënien me Borën, që sipas ndjekësve është sjellë shumë mirë me të gjatë kohës që janë në skenën e DWTS.

Arditi tregon se ata janë njohur më përpara se rrugët e tyre të kryqëzoheshin në këtë program dhe fakti që ajo sillet mirë me të është pikërisht për këtë arsye, që pavarësisht ngjarjeve që kanë ndodhur vitin e fundit, dhe debateve ku mund të jenë përfshirë edhe tërthorazi, vazhdojnë ruajnë relatat e mira nga njohja e mëparshme. Gjithsesi ai u shpreh se gjtihnjë e ka mbrojtur edhe në bisedat që është bërë pjesë.





Për marrëdhënien me ish-banorët e BBV, Arditi tregoi se ruan komunikim me pothuajse 80% të kastit. Mes tyre, ka afrimitet më së shumti me Arjola Demirin, Ilir Shaqirin, Palomën, me të cilën thotë se ka hapur një ”libër” të ri pas asaj që ndodhi brenda shtëpisë dhe tani janë në rregull. Ai është “ngacmuar” më tepër për fituesin e programit, Ilirin, nëse i ka kërkuar mendim ose ndihmë tani që është pjesë e një programi kërcimi si konkurent. Arditi tha se për arsye profesionale nuk i diskutojnë programet ku janë pjesë, megjithatë e ka uruar sa herë ka pasur performanca të mira dhe flasin më tepër për të tjera gjëra.

Nga ana tjetër, Çuni zbuloi se nuk ka më komunikim me Fifin, me të cilën po ashtu pati një përballje jo të lehtë në BBv, ndërsa i ka uruar suksese për pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës. Megjithatë, vazhdojnë të ndiqen në Instagram edhe pse nuk flasin.

Ndërkohë sa i përket DWTS, ai është pyetur se përse i ka munguar mbështetja e Beniadës në debutimin e tij. Kujtojmë se ata kanë pasur një miqësi të mirë si brenda reality show-t, si jashtë tij, madje shpesh janë përfolur edhe për më shumë se miqësi. Në lidhje me këtë, Arditi tha se nuk e ka nisur programin e kërcimit që të marrë mbështejte nga miqtë e tij, megjithatë me Beniadën ka pasur një keqkuptim në javët para se të niste spektakli për të cilën është munduar ta sqarojë, por gjithsesi se çfarë ka zgjedhur ”personazhi në fjalë” të bëjë është çështja e saj. Pra marrëdhënia e tyre ka pësuar një ”krisje” mesa duket.





Meqë jemi tek programi kërcimit, ai tha se është një format shumë i vështirë dhe impenjativ, që i ka marrë të gjithë kohën dhe madje nuk bëjnë më pushime që nga koha kur kanë filluar. Për ta fituar Çuni tha se duhet të jetë shumë fluid dhe të punojë fort, ndërsa konkurenti i tij më i madh mbetet vetja e tij. Përtej kësaj, përmend edhe emrin e Elhaidës, një konkurente sipas tij shumë e fortë dhe e disiplinuar dhe që e sheh si “konkurente”. Por jo aq sa vetja gjithmonë…

Këngëtari nuk nguroi të përgjigjej edhe për akuzat e ”kopjimit” për performacën e fundit në spektakël, në shqip dhe anglisht. Ai shpjegoi se në fakt është thënë që në fillim se në episodin e veçantë për Halloween, konkurentët do të bënin kërcime nga performancat më të mira që janë bërë ndonjëherë në Amerikë, gjë që është normale pasi janë e njejta patentë. Ai zbuloi se koreografja origjinale e kërcimit e kishtë shpërndarë performacën e çiftit ku ai bën pjesën, gjë çka ishte shumë e mirë për të dhe ato i kishin dhënë të gjitha kreditet për këtë, duke e falenderuar.

Previous Post

U njohën përmes tij, por nuk e ftuan në dasmë, stilisti zbulon raportet me Gjikon dhe Elitën

Next Post

Mos më Braktis – Epizodi 92 | 01.11.2022 – E MARTË

Next Post
Mos më Braktis – Epizodi 92 | 01.11.2022 – E MARTË

Mos më Braktis - Epizodi 92 | 01.11.2022 - E MARTË

Please login to join discussion
  • Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U aludua se ishte e modifikuar, publikohet një tjetër foto e Donaldit dhe Triksës që konfirmon shumë gjëra!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Femër e bukur, por bosh fare” Beatrix Ramosaj nuk duron, i kthehet ashpër Donald Veshajt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë ndodhi? Merr fund martesa e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Të fundit

“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

December 3, 2025
Blero për Shpat Kasapin: Shpresoj të shihemi në botë tjetër, aty ku t’i këndon me engjëjt

Blero për Shpat Kasapin: Shpresoj të shihemi në botë tjetër, aty ku t’i këndon me engjëjt

December 3, 2025
Edi sonte e zbulon se ku gjendet Dolce

Edi sonte e zbulon se ku gjendet Dolce

December 3, 2025
Pas vdekjes së papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, reagon ekipi menaxherial

Pas vdekjes së papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, reagon ekipi menaxherial

November 26, 2025
VeqShqip

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "veq-shqip.al".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 606
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
  • Top Seriale
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.