Ekziston edhe gënjeshtra që nuk thuhet në mënyrë të drjetpërdrjetë por në mënyrë të zhdrejtë. Gjatë fushatës zgjedhore presidenciale, Richard Nixon (lexo: Riçard Niksën) u përpoq t’u kujtonte amerikanëve se John F. Kennedy.
Është katolik jo protestant, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kishin pasur asnjëherë një president amerikan katolik dhe kjo gjë mendoi Nixon mund t’i vinte në siklet zgjedhësit amerikanë. Thënë ndryshe, duke i kujtuar publikut, në mënyrë të hapur, fenë e kundërshtarit të tij politik, kjo gjë do e bënte të ndihej keq kandidatin Kennedy.
Prandaj, në linjë me reputacionin e tij dhe me strategjinë politike, Nixon tha fjalët e mëposhtme: “nuk dua që ndokush të votojë për John Kennedy sepse ai është katolik.”