Sokol Halili, i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë, e ka vrarë veten. Kështu ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai ka thënë se përkundër tentativës së zyrtarëve policorë për ta negociuar dorëzimin, i dyshuari për vrasjen e gruas së tij, e ka vrarë veten.
“Pas një pune intenzive të të gjitha njesiteve tē Policise së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet per zbulimin e gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka thënë Xhelal Sveçla.