Dy ditë pasi jetën ia mori me armë zjarri Sokol Halili, ish-bashkëshortes Hamide Magashi që kishte shkuar në Klinikën e Gjinekologjisë për të lindur fëmijën e saj të parë, ajo u varros në fshatin e saj Llugaxhi të Lipjanit.
Me dhimbje të madhe e lot në sy, për në banesën e fundit e përcollën familjarë e qindra qytetarë tjerë, shkruan Insajderi.
Në mesin e të pranishmëve në varrim është parë edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.
E ai që mori dy jetë, Sokol Halili gjendet ende në arrati, pasi që policia e Kosovës as pas dy ditësh nga krimi i rëndë nuk ka arritur ta arrestojë atë.
Për çështje të sigurisë afër shtëpisë së të ndjerës Magashi, janë parë të pranishëm edhe zyrtarë të policisë së Kosovës, shkruan Insajderi.