Pak ditë më parë në Big Brother Vip Kosova u diskutua mbi veshjet e vajzave brenda shtëpisë, më saktësisht mbi veshjet e Xhulit.
Duket se disa nga komentet e Stresit mb këtë temë janë keqkuptuar dhe reperi ka dashur të sqarohet.
Stresi është shprehur se ka respekt për femrat shqiptare, duke theksuar se me më të bukurat ka fjetur në një krevat pasi i ka shoqe të ngushta dhe ato e shohin si vëlla.
Emri i vetëm që reperi zgjodhi të përmendte ishte ai Morena Tarakut.
Në lidhje me këtë ka reaguar këngëtarja Morena Taraku, me një mesazh mbështetës për reperin.
Ndër të tjera ajo shprehet se e njeh Stresin më mirë se kushdo dhe e kupton qëllimin e deklaratave të tij. Këtë postim mbështetës ajo e mbyll me fjalën “Të dua”.