Stresi nuk i ndal deklaratat për Keisin, me mesazhin e qartë që të shkojë ta takojë në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.
Ai e ka deklaruar deri tani disa herë se synimi i tij në reality-show është të rikthehet me ish-partneren. Kështu, në një bisedë të fundit me Lugatin, Stresi deklaroi se e meriton një shans të dytë por u shpreh se nuk ka shpresa se ajo do shkojë atje.
Po ashtu, Stresi deklaroi se nëse Keisi nuk shkon në “Big Brother”, nuk “do rend” më pas saj.
“Ajo do kohën e vetë, por nuk mendoj se do ndodhë. S’ma merr mendja. Dhe po nuk erdhi këtu, nuk e kërkoj atë dhuratë më kurrë. Duhet të ndryshoj jetën, planet e mia avash-avash. Kam bërë shumë hapa dhe do vazhdoj derisa të jem këtu, pastaj kur të dal nuk kam pse e zgjas më. Tani kam nevojë më shumë për të. E meritoj edhe një shans…por jashtë më prej një jetë e bukur shumë. A je burrnesh, çoje një mesazh, thuaj të uroj suksese në lojë. Mos më lër mua me kokë varur. Jepe ti një mesazh, thuaj unë kam jetën time, të uroj të gjesh më të mirat e jetës. Ia ka frikën shumë këtij reality-show. A e di çfarë do të thotë të vijë një vajzë e mirë dhe të të pëlqejë. Jam burrë. Ia kam frikën ndjenjave.”
Disa ditë më parë pyetur se çfarë do t’i mbetej pishman në aventurën e tij nëse eliminohet, Stresi iu përgjërua publikisht Keisit që të shkojë atje, duke shtuar se “do më ngelet merak nëse nuk vjen të më takojë”.
Po ashtu reperi tregoi se ajo vuan nga tumori dhe e ka brengë këtë gjë sepse ka tre vite pa e takuar. “Për shtatë vjet se po flasim këtu, shtatë vjet në shpinë më ka mbajtur me halle me probleme me të mira. I ka dy tumorë. Se po i hymë po flasim hallet e tjetrit, por nuk i dini hallet e tjetrit. Ish-bashkëshortja ka tumor dhe kiste në tru dhe për atë unë flas këtu se më ka mbetur një brengë shumë e fortë në shpirt dhe kur i dëgjoj hallet e tjetrit nuk kam qejf t’i dëgjoj se janë halle koti. Për atë jam i fortë se nesër mundet të ndërrojë jetë vajza e re nuk e kam parë që tre vite”, tha reperi.