Një nga ngjarjet më interesante të ditës së sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP” ishte puthja e parë e këtij edicioni dhe po, po flasim për një puthje në buzë.
Por nëse po mendoni se ka ndodhur mes Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, ose Luizit dhe çdo vajze tjetër që mund të ketë “gjuajtur” brenda shtëpisë, e keni gabim.
Në fakt puthja e parë ka ardhur mes dy vajza, Olta Gixharit dhe pikërisht Kiarës.
Kështu, nisur nga një diskutim që aktorja po bënte me Ejllin, me këtë të fundit që po fliste për një puthje që i kishte dhënë moderatores ( jo në buzë), Olta vendosi që t’i tregonte se çfarë duhet të bënte dhe si ta bënte. Me të ftuar Kiarën qê t’i afrohej, Gixhari i dhuroi një puthje në buzë që e habiti jo pak Titon, por ja që ndodhi dhe ja tek jemi.