Luiz Ejlli është kthyer në një nga banorët më të përfolur e më të komentuar të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” e kjo për shkak të karakterit të tij karizmatik, por edhe për ngacmimet e shumta ndaj Kiara Titos.
Luizi ishte një nga banorët emri i të cilit nuk krijoi bujë në rrjet në natën e parë të BBV, pasi prej vitesh ai ka qëndruar larg vëmendjes mediatike dhe muzikës.
Mirëpo, vite më parë ai ka qenë një ndër emrat më të përfolur.
Në edicionin e parë të talent-show “Ethet e së premtes” u spikat talenti i tij si këngëtar, i cili arriti në pesë më të mirët .Në edicionin e dytë të këtij spektakli ai fitoi çmimin e parë.
Më pas mori pjesë në Festivalet e Këngës në RTSH dhe në vitin 2005 fitoi çmimin e parë me këngën “Zjarr dhe ftohtë” ,ku në vitin 2006 mori pjesë në Eurovizion me këtë këngë.