Që prej ditës së martë emri i Luiz Ejllit është bërë kryefjalë në tavolinat e të gjithëve. Sapo dalim në rrugë, situata e ndodhur në Big Brother është diskutimi kryesor mes personave.
Por në gjithë këtë rrëmujë, le të ndalemi dhe të shohim nga “larg” situatën.
Tanimë është faktike që publiku është ndarë në dy grupe:
– Ata që mendojnë se Luizi po gënjen
– Ata të cilët besojnë se produksioni po fsheh sëmundjen e tij
Pa harruar edh ata të cilët mbajnë një qëndrim neutral duke mos pasur një mendim të qartë rreth kësaj që po ndodh.
Në profilet zyrtare të BBV në rrjet sociale, brenda 2-3 ditësh komentet kanë thyer padyshim rekorde.
Shumë prej tyre mbështesin idenë se Luizi e ka krijuar të gjithë këtë histori për të tërhequr vëmendjen e Kiarës. Të tjerë mendojnë se gënjështra të tilla janë pjesë e karakterit të tij.
Ndërsa një pjesë tjetër e publikut mendon se këngëtari është vërtetë i sëmurë, por është produksioni që po mundohet ta fshehë këtë gjë.