Sëmundja e pashërueshme” e Luizit në Big Brother Vip ka trazuar një Shqipëri të tërë, me ndjekësit e emisionit qe janë ndarë në dy grupime, ata që besojnë se është vërtetë i sëmurë dhe pjesë tjetër që beson se e gjitha është një gënjeshtër dhe pjesë e lojës së tij.
Gjithçka që trazoi ujërat ndodhi mbrëmjne e së martës, kur në prime të BBV Luizi përgënjeshtroi veten duke thënë se historia e sëmundjes ishte për një shok, jo e tija.
Pas kësaj produksioni e çoi në QSUT për analizt, ku çdo gjë doli mirë. Sakaq përgjgja e analizave në kohë rrufe ngre dyshime te ndjekësit e BBV. A është vërtetë i sëmurë Luizi?
Në lidhje me këtë ka folur gazetarja Denada Lura në RTV Ora,. Ajo ka thënë se në kohën kur dolën emrat se kush do të futej në BBV, Luizi ka qenë I sëmurë dhe ka qenë në proces analizash.
“Unë besoj se ai është i sëmurë. Ai nuk ka thënë ku rrë që ka një tumor, siç po përflitet apo siç e tha produksioni. Ai ka thënë se ka një sëmundje të rrallë, kanë thënë se e ka patur dhe babai i tij i ndjerë e që mund ta ketë dhe halla e tij që ishte në gjendje shumë të rëndë.
Shumë personazhe të njohur e kanë marrë vesh që ai ishte i sëmurë dhe po thonin se si do të futet ai në BBV duke qenë se bëjnë një sërë analizash për të hyrë aty.
Megjithatë ato analiza që bëhen aty nuk janë të duhurat për të nxjerrë nëj sëmundje të rrallë siç mund të jetë ajo e Luizit,” tha gazetarja.