Produksioni i “Big Brother VIP” ka marrë vendimin që të fshijë nga YouTube episodin e plotë të së martës, ku ndodhi ngjarja e bujshme me Luizin.
Dita ditës zbulohej diçka e re që ngrinte dyshimet se në fakt ishte produksioni ai që e kishte nxjerrë Luizin si genjeshtar, ndaj dhe ata e kanë marrë këtë vendim për të hequr çdo ‘provë’ tjetër që mund të gjendet.
Kjo në fakt ishte një lëvizje aspak e zgjuar nga produksioni, pasi gjithçka që duhej parë dhe dëgjuar ka ngelur tashmë në memorjen e publikut.