Olta dhe Luizi janë përfshirë në një debat të fortë sot me njëri tjetrin. Luizi: Ti më ke frikë mua! Olta: Po tallesh? Ti je frikacak! Unë po të kisha frikë nuk e bëja këtë diskutim tani me ty!
Luizi: Nëse unë do jem këtu të dielën ti ke për tu penduar për ditën që ke hyrë në këtë shtëpi! Olta: Domethënë ti po më kërcënon? Mirë se do e shohim!
Nderkohe Që në ditën e parë të hyrjes në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, maestro Armaldo u shpreh se me Luizin njihen jashtë shtëpisë, pa dhënë më tepër detaje.
Jeni kuriozë ta dini se si janë njohur dy artistët dhe cfarë i lidh bashkë? Jua tregojmë ne tani. Në vitin 2006 kur Luiz Ejlli përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, një nga dy back-vokalistët që e shoqëronin ka qenë pikërisht maestro Armaldo.
Pasi përjetuan së bashku emocionet e Eurovision-it, rastësia bëri që djemtë të përjetojnë sërish së bashku një tjetër përvojë unike sic është Big Brother.
Deri më tani, Armaldo ka qenë ndër të vetmit banorë që ka shprehur mbështetjen e tij ndaj Luizit në cdo situatë.