Hyrja e këngëtarit Butrint Imeri në shtëpinë e BBV për të surprizuar Kiara Titon për ditëlindje ishte gati, por gjithçka ndryshoi në moment të fundit.
Burime për “Kryefjala” konfirmojnë se hyrja e Butrintit për të surprizuar Kiarën ka ndryshuar pak para nisjes së prime-it.
Burimi shton se Butrinti ka qenë atë natë në Tiranë dhe do të futej në BB VIP për të performuar, por dikush në moment të fundit i ka ndërruar mendjen. Madje sipas tyre, mund të jenë edhe ndjekësit të cilët ishin “ngulur” në instagramin e këngëtarit duke komentuar ofendime nga më të ndryshme ndaj tij.
Madje kishte edhe nga ata që e kërcënonin se do i bojkotonin koncertet.
Në lidhje me këtë, nuk ka ardhur ende një reagim nga Butrinti.