Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Tha se largohet nëse eliminohet Kiara, Luizi ndryshon qëndrim. Kiara këtë javë është në një përballë aktores Olta Gixhari dhe njëra prej tyre pritet të eliminohet të shtunën që vjen.
Pas këtij eliminim Luizi ka bërë një presion të vazhdueshëm që fansat e tij të votojnë për qëndrimin e Kiarës në shtëpinë e famshme, dhe se në rast që ajo eliminohet ai do të largohet bashkë me të. Por, gjatë një diskutimi të fundit me Kristin, Luizi u duk se ka reflektuar teksa tha se ishte emocional kur dha deklaratën për t’u larguar.
“Ia marrë unë hakun Kiarën, publiku e do atë përballë Oltës, publiku më do mua vetëm, problem është ky me këtë presion unë i bëjë presion Kiarës kur të dalim jashtë, asaj do i thonë gjithmonë që prej teje doli Luizi, fola se isha emocional, nuk kam çfarë bëjë duhet ta pranoj realitetin”, u shpreh Luizi.