Beniada Nishani, ish- banorja e Big Brother Vip 1, është konfliktuar virtualisht me ndjekësit e për këtë shkak është bërë shoqja e saj Jori Delli. Vetë Beniada ka deklaruar publikisht që e mbështet miken e saj, si dhe për lojën që bën brenda e duke deklaruar se hyrja e Jorit nuk ka qenë aspak me qellim për ndarjen e çiftit Kiara-Luiz.
Beniada nuk nguron t’i dalë në mbrojtje Jorit as kur publiku e kritikon. Siç ka bërë së fundmi. Në shtëpinë e “Big Brother” është zhvilluar një sfilatë, ku Jori ka sfiluar me një fustan. Gjë që mesa duket shihet si “provokuese” për disa. Madje këtë e kanë lidhur edhe me lojën e saj.
Me lojen dhe teoritë se ka hyrë në format për të provokuar dhe ndërhyrë në lojën e Luizit. Dikush shkruan: “Miss “provokacja” do t’i shkonte më shumë. Lojë e ulët”. Ky koment i ka rënë në sy edhe Beniadës e cila i ka replikuar: “Avash se jemi në 2023. Është një sfilatë e thjeshtë. Shikojeni me sy të ndryshëm dhe nuk do skandalizoheni.” Beniada edhe më parë ka deklaruar se qëllimi i Jorit nuk është aspak të hyjë mes Luizit dhe Kiarës.
Megjithate ajo ka thene se i ka dhene disa keshilla Jorit para se te hyje ne shtepi se si te sillet pasi e ka provuar vete dhe e di mirepo Jori nuk e ka degjuar dhe ka shkuar qysh ne diten e pare tek Luizi duke u afruar sigurisht si shoke por qe kjo eshte keqkuptuar nga publiku.