Kiara Tito u eliminua nga shtepia te shtunen e kaluar pasi ishte ne nominim koke me koke me Olten dhe ishte nje nder nominimet me te forta. Kiara po ben gati nje jave qe doli nga shtepia dhe tashme ka filluar te ambientohet me jeten jashte dhe po e mbeshtet Luizin ne formen me te mire ku cdo dite publikon foto dhe video qe tregon mbeshtetjen e dashurine per te.
Shoku i Luizit dhe njëkohësisht njëri ndër mbështëtësit e tij më të mëdhenjë, Meridiani ka folur për përshtypjet e tij për Kiarën, pas eleminimit të saj nga gara. “Po, kam biseduar. Është shumë mirë. Thjesht janë këto ditët e para që njeriu kërkon të marri vetën pas 90 ditëve që ke qenë i izolua.
Ke pasur presionin e kamerave gjatë gjithë kohës. Është një procedurë që ne që e kemi provuar e dimë se çfarë do të thotë të marrësh pak kohë”. Ai ka folur edhe për “mos ndjekjen” e Arbanës dhe producentëve, nga Kiara në Instagram. “Fakti është se asnjëra palë me sa di unë nuk e kanë ndjekur njëra-tjetren dhe nuk kanë pasur çfarë të heqin”, ka deklaruar ai. Meridiani ka treguar edhe se janë takuar së bashku me Kiarën.
“E shikonim me më shumë dashuri, pasi pamë energjin tek Kiara dhe pamë tek sytë e Kiarës atë që nuk e kemi parë brenda shtëpisë”, ka shtuar ai. Ndryshe, Luizi po vazhdon garen tashme i vetem pasi doli Kiara por qe nuk ka dite qe nuk e permend Kiaren duke i treguar dashurine per te./Insajderi/